![]() |
European Vegetarian and Animal News Alliance (EVANA) |
Select language: en de fr pt es it nl ro sl sq sv |
---|
Join us on ![]() Facebook! RSS all lang. Donation to EVANA. |
Shqiperi: Ne Europe me qent endacake neper kembe?!15 Janar 2013Dua te ndaj me ju nje shqetesim qytetar duke u nisur nga nje episod banal disa dite me pare nderkohe qe ecja per ne pune. Shume prane qendres se kryeqytetit nje zonje afro te 40-ve kafshohet nga nje qen endacak! Kjo gjë trishtoi jo vetem personin por te gjithe ne qe pame reagimin e saj traumatik ndersa shikonte kemben e gjakosur. Shume kush mund te thote qe ky eshte nje rast sporadik dhe shume i ulet per tu ngritur ne nivelin e nje shqetesimi qytetar. Ne pamje te pare ndoshta po, por nese thellohemi pak do te veme re se problemi i vertete nuk eshte incidenca e ketyre rasteve por vizioni i munguar per te paraprire rreziqe te tilla dhe ketu nuk eshte fajtore vetem qeveria por e gjithe shoqeria shqiptare. Besoj se secili prej nesh ka pare disa here, jo vetem nje qen endacak por “batalione” qenesh endacak te cilet bredhin ne rruget e kryeqyetit si te jene pronare te saj, e megjithate nuk jemi ulur kurre te shkruajme nje ankese apo ti drejtohet nje personi juridik, pervec rasteve kur kemi qene deshmitar te episodeve te tilla. Sigurisht qe zeri yne nuk e zgjidh problemin por ama ndihmon ne zgjidhjen e tij. Po ta shohim situaten ne nje prizem tjeter, natyrisht qytetari shqiptar edhe mund te zhvishet nga pergjegjesia pasi gjate nje xhiroje neper qytet sheh aq shume njerez endacake e te uritur po aq sa edhe qente, saqe nuk i len shumë hapsirë për mëshirë ndaj kafshëve. Ne nje kohe ku te gjithe forcat e qeverise tonë jane fokusuar per integrimin ne BE mua me vjen te them: Te hyjme ne BE me qen endacake neper kembe duke te kafshuar si te ishe qese mbeturinash, me duket absurde. Nuk mund te falet nota kaluese ne qofte se je per 1-sh por nese je te pakten per 4-er. Nje episod i tille tregon qe edhe 1-in na e kane vene me hater. Pse mor shqiptar kerkon te marresh gjera qe ste takojne me pahir?! Une si qytetar i thjeshte nuk kam deshire te jem pjese e kesaj Europe thjeshtë për emer, dua te jem pjesë e saj kur e meritoj vërtetë. Duke hyre keshtu si jemi jo vetem qe nuk do zgjidhim problemin e kafsheve endacake por do ta pasqyrojme shembullin e tyre tek njerezit, duke u kthyer ne konsumatore endacake te “koshave” te Europes. Sikur vetëm në Tiranë të përqëndrohemi do të vemë re një sër problemesh evidente pa patur nevojë të hyjmë tek korrupsioni, kriminaliteti, etj. Ky metropol i joni nuk ka akoma kapacitetet për të furnizuar qytetarët e saj me ujë 24 h(gje e cila na ka bërë vendin me biznes me te zhvilluar - shitjen e depozitave), shumë zona të kryeqytetit përmbyten akoma për shkak të infrastrukturave paraelektorale, mbi trotuaret qe ne shëtisim ka miliona tela elektrikë qe na vallezojnë mbi krye duke kërcënuar jetën e cdo qytetari qe kalon aty. Kwto ndoshta janë gjera elementare, por ama kusht i domosdoshem për të arritur tek ato te avancuarat. Sigurisht, sa me shume shembuj te sjellim aq me shume problem te tjera dhe gjera per tu diskutuar dalin, mjaftoi vetem ky episod dhe nxorri ne pah mjaft fenomene sociale qe na rrethojne. Ajo zonje, reagimi i saj dhe gjithcka qe ndodhi eshte nje tregues i problemeve të mëdha socio-ekonomike te mijra shqiptareve, ndersa ulerimat e saj jane britmat e nje shpirti te munduar nga hallet sistematike dhe jo vetem nga frika e nje te papriture. E them kete pasi ajo edhe pse me dhimbjen e kembes se gjakosur, ne momentin qe nje zoteri iu ofrua ta dergonte ne ambulance refuzonte dhe thonte duke qare: do te shkoje ne pune se me pushojne. Si ka mudesi qe ne demokraci njeriu u privoka edhe nga lirite ma themelore te cilat nuk jane diskutuar as ne regjimet totalitare? Cfare demokracie eshte kjo? Si mundesh me ia kriju mundesite sipermarrjes se lire te te frustroje qytetaret e tu me friken e largimit nga puna edhe kur ke aksidente te paparashikueshme?!Oh jo, kjo gje mua me dhemb ne shpirt! Kjo gje i dhemb ne shpirt cdo shqiptari pervec atyre qe mund te marrin masa konkrete, me sa duket. Si mund te ndihem rehat kur ti lejon te perdhunohet dinjiteti i vellezerve te mi ne kete menyre?! Ne mbyllje te kesaj thirrje lobuese per te drejtat themelore te qytetarit shqiptar por njekohesisht edhe te atyre kafsheve endacake per tu sistemuar po them keto fjale: “Endrra Europiane eshte me te vertete nje enderr, ndersa “kafshimi” i qenit dhe i qetësisë së shqiptareve eshte realiteti i zymte ku ne jetojme! Tani vendosni cfare doni të bëni, te jetoni ne enderr apo te zgjoheni?’’
Date: 2013-01-15
|
|
|||||||||||||||||